Futbollisti shkodran Alis Baci e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij të re me skuadrën gjermane Munchen Kosova.

Në ndeshjen e parë me të, atë të luajtur pasditen e sotme, 27 vjeçari është shfaqur edhe si golashënues duke shënuar plot 3 gola.

Ndonëse ka qenë thjesht miqësore, një tregues i tillë flet më së miri se kalimi tek kjo skuadër do ta shndërrojë tërësisht në protagonist ish- lojtarin e Vllaznisë.

Munchen Kosova, pjesë e së cilës tashmë është Baci por edhe portieri shkodran Ervin Hallunaj, ka zhvilluar sot një miqësore ndaj ekipit FC Phonix Schlebheim, pjesmarrës në kategorinë e pestë të Gjermanisë dhe ka fituar me rezultatin e thellë 7-3.

Protagonisti kryesor në këtë fitore padyshim që ka qenë Alis Baci ka shënuar tre gola. Sipas vetë atij, trajneri i ekipit aktual e ka spostuar atë në rolin e mesfushorit të majtë ku ka më shumë hapësirë dhe kjo duket se po jep efektin e vet për shpalosjen e vlerave më të mira të tij si futbollist.

Objektivi i Munchen Kosova është ngjitja në Bundesliga 3 dhe Baci pritet të thotë fjalën e tij ashtu si portieri Hallunaj në kontributin që do të japin për këtë skuadër.
© shkodrasport.com