Një parisien i “vret” ëndrrën sheikëve të PSG-së! Bajern Mynih kampion i Champions League për herë të 6-të!

Skuadra gjermane ka mposhtur me rezultatin 1-0, PSG-në në finalen e madhe në Lisbonë, falë golit të futbollistit nga Parisi, Koman, i cili në minutën e 59-të, tundi rrjetën, me një gol mjaft të bukur me kokë!

Pavarësisht përpjekjeve dhe yjeve në fushë, skuadra e Tuhel, nuk arriti të ngrinte për herë të parë trofeun më të rëndësishëm në Europë për klube, duke u larguar me kokën poshtë nga Portugalia!

FT: PSG-BAJERN MYNIH 0-1

Koman 59′