Bajern Mynih dëshiron të zgjasë kontratën me Xhamal Musiala sa më shpejt të jetë e mundur. Tani ka një status të ri mes klubit dhe “Bambit”.
“Sport BILD” mëson se ka një optimizëm të madh në klub në negociatat me Musialën.
Plani i Bajernit është që ai të nënshkruajë një kontratë të re në janar. Në ditët e fundit ka pasur disa diskutime mes dy palëve. Anëtari sportiv, Maks Eberl, po bën gjithçka për të siguruar një fund të lumtur mes Bajernit dhe Xhamal. Tani të dyja palët shkuan drejt njëra-tjetrës.
Nuk duhet të ketë një rekord të ri për sa i përket pagave, megjithëse Musiala do të fitojë dukshëm më shumë, ai nuk do të jetë i vetmi lider në tabelën e pagave. Në të ardhmen, do fitojë në të njëjtën kategori me Herri Kejn, pra rreth 24-25 milionë në vit.
Një rritje e madhe pagash prej rreth 9 milionë euro deri më tani, të cilën ai e ka fituar me paraqitje të forta, gola dhe asistime. Një nga pikat ku diskutimet kanë ngecur në kontratë është klauzola e largimit. Këtu thuhet se Bajern po bën lëshime për herë të parë. Nëse Musiala nënshkruan për pesë vjet, klauzola të ndryshueshme duhet të “ankorohen”.