Bajerni i Mynihut ka nisur të mendojë për merkaton e verës dhe synon që të zëvendësojë futbollistë të cilët nuk mund të jenë më planet e trajnerit për sezonin që vjen.

Klubi gjerman ka nisur të kërkojë për futbollistë të cilët mund të zënë vend titullari dhe natyrisht, të jenë të rëndësishëm për skuadrën bavareze.

Dëshira e madhe e verës, sipas asaj që raporton ‘Corriere dello Sport’ është argjentinasi i Juventusit, Paulo Dibala. Me ardhjen e Ronaldos në Torino, Dibala nuk e ka pasur më vendin e sigurt për asnjë moment dhe tashmë po mendohet seriozisht largimi i tij, e sidomos nëse në verë firmos edhe Ikardi me Juventusin.

Bavarezët kanë tentuar që të nisin bisedimet e para me drejtuesit e Juventusit, por deri më tani nuk ia kanë dalë duke qenë se skuadra po mendon për ndeshjen ndaj Atletikos në Champions. E sigurt është se Juventusi do të kërkojë për Dibalën të paktën 120 milionë euro. /VipSport/