Pas humbjes në gjiron e kaluar nga Monchengladbachu, Bayern Munich ka arritur të rikthehet te fitorja në Bundesligë. Bavarezët morën pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Hannoverit, duke fituar me rezultat pre 3 me 1. Vidal shënoi golin e parë për Bayernin në minutën e 17.
Mysafirët arritën të barazojnë shifrat përmes Benschopit që shënoi në minutën e 35. Në pjesën e dytë Bayerni shënoi edhe dy herë, përmes Comanit e Lewandowskit. Bayerni vazhdon të jetë lider me 32 pikë, kurse Hannoveri në vendin e dhjetë ka 19 pikë.