Një nga trajnerët e sektorit të të rinjve të Bajern Mynih është shkarkuar pasi në emër të tij kanë ardhur denoncime si një person që ka sjellje raciste dhe homofobe. Aktualisht, emri i trajnerit të shkarkuar nuk është bërë publik nga ana bavarezëve.

Për këtë teknik ka pasur denocim edhe në vitin 2018, por pasi klubi ka marrë në pyetje futbollistët, secili prej tyre ka mohuar se ka qenë viktimë e ndonjë sjellje të trajnerit.

Por, kjo duket se ka qenë thjesht një mungesë kurajoje, e cila tashmë në këtë kohë ka ndryshuar dhe dikush ka folur.

Kështu, Bajerni ka shkarkuar teknikun, por ky është vetëm veprimi i parë nga ana e klubit gjerman që ka nisur një hetim të brendshëm. /VipSport/