Ndeshja e javës së kaluar, ku Bajerni mundi me rezultatin 6-0 Hamburgun , është vazhdimi i një historie të tmerrshme për ekipin në të cilin luan Mërgim Mavraj.

Në 8 ndeshjet e fundit që janë luajtur në “Allianz Arena”, Bajerni i ka shënuar Hamburgut plot 50 gola, një mesatare prej 6,25 golash për ndeshje.

Hamburgu është ekipi i vetëm që nuk ka rënë ende nga kategoria por mesa duket kjo histori do të prishet këtë sezon, pasi ai është shumë pranë rënies.

Në 12 ndeshjet e fundit në transfertë, Hamburgu ka arritur të marrë vetëm 2 pikë, ndërkohë që 10 ndeshjet e fundit jashtë fushe i ka humbje duke pësuar 27 gola. /Vipsport/

Historiku i ndeshjeve Bajern Mynih-Hamburg

Bajern Mynih-Hamburg 6-0

Bajern Mynih-Hamburg 8-0

Bajern Mynih-Hamburg 5-0

Bajern Mynih-Hamburg 8-0

Bajern Mynih-Hamburg 3-1

Bajern Mynih-Hamburg 9-2

Bajern Mynih-Hamburg 5-0

Bajern Mynih-Hamburg 6-0