Sipas raportimeve nga Gjermania, skuadra e Bajernit dëshiron të nënshkruajë me yllin e Dortmundit, Xhimi Gitens. Emri i anglezit është përmendur vazhdimisht në Mynih javët e fundit.

Siç raporton “Sky”, 20-vjeçari është një objektiv specifik transferimi për bavarezët. Sipas “mjeshtrit” gjermanë të transferimeve, Florian Pletenberg, talenti anglezi është në listën kryesore të rekordmenëve.

Ajo që është interesante përkon me faktin se trajneri i Bajernit, Vinsent Kompani, thuhet se është një tifoz i madh i Gitens.Për cilësitë e lojtarit sulmues është i bindur edhe anëtari i bordit, Maks Eberl.

Gitens shihet gjithashtu si një alternativë e mundshme për Florian Virc, nëse talenti i Gjermanisë nuk lëviz nga “Aspirinat” gjatë verës. Madje, klubi nga Mynihu është në gjendje të shpenzojë deri në 100 milionë euro për Xhimi Gitens.