Rinovimi i Manuel Nojerit dhe afrimi i Jonas Urbig ka bërë që skuadra bavareze të mbipopullohet nga portierët.
Talneti i Këlnit u tranferua gjatë merkatos së dimrit pasi u dëmtua Peretz, i cili duket se do të largohet verën e ardhshme (mbetet për tu parë vetëm formula). Sipas medieve gjermane Bajerni po planifikon në rolin e portierit të dytë Jonas Urbig ndërsa Ulraish do të jetë i treti.
Për shkak të dëmimit të portierit izraelit, Kompani vendoi që në takimin e Champions League kundër Slovan Bratislavës të grumbullonte në ekipin e parë edhe dy lojtarë, të cilët kosniderohen me të ardhme siç janë Maks Shmit (19 vjeç, kampion bote me U-17) dhe Leon Klanaç (17 vjeç, i grumbulluar me Kombëtaren U-18).
Në këtë situatë nuk duhet harruar edhe Aleks Nybel. Portieri i talentuar i Shalkes, i cilu u ble disa më parë nga Bajerni për të zëvendësuar Nojerin, momentalisht është huazuar në Shtutgart. Edhe 27-vjeçari mbetet një opsion i rëndësishëm për të ardhmen.