Kreshnik Bajramaj e menaxhoi më së miri Vllaznia-Luftëtari. Edhe pse lejoi në momente lojën e fortë dhe kurseu tek-tuk ndonjë karton, për asnjë moment nuk u bë përcaktues me vendimet e tij.

Ishin dy momente që shkodranët pretenduan penallti, megjithatë pamjet dëshmojnë se kryesori i kësaj ndeshjeje kishte të drejtë që nuk i akordoi.

9’ Xhunior shfaqet në zonë, por e ndal Shala. Braziliani pretendon për penallti, por nuk ka faull për gjyqtarin. Dhe Bajramaj vepron drejt, pasi portieri prek fillimisht topin.

17’ Zhunior bllokohet në zonë nga Açka dhe Isufi dhe pret prej kryesorit 11-metërsh, por në fakt ndërhyrja duket e pastër.