Dy sulmuesit e Vllaznisë, njëri me shumë përvojë dhe tjetri, i ri dhe me shumë perspektivë, kanë shënuar dhe i kanë dhënë fitoren Vllaznisë në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë ndaj Korabit. Në fund të këtij takimi është rregjistruar rezultati 2-0 për kuqeblutë. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, është dominuar kuqeblutë të cilët ndaj kundërshtarit nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren dhe në fund kanë marrë një trepikësh me shumë vlerë.


Pas rastit të kapitenit Shtubina në minutat e para, do të vinte edhe goli I avantazhit. Në minutën e 17-të mbrojtja dibrane nuk largoi siç duhet një top që përfundon në këmbët e Bakajt I cili tregon klasin e tij duke e dërguar atë në trekëndësh. Me kalimin e minutave, Vllaznia arrin të administrojë siç duhet rezultatin dhe ndonëse mungojnë rastet, pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 për të. Në të dytën, sërish e njëjta mënyrë loje. Shkodranët kontrollojnë topin por goli i dytë, ai i sigurisë, vonon të vijë. Trajneri Cungu fut në lojë të riun Hebaj I cili dy minuta para përfundimit të ndeshjes, arrin të shënojë edhe golin e dytë, atë të sigurisë për Vllazninë. Vërshëllima e fundit e arbitrit Alla I jep fitoren me rezultatin 2-0 shkodranëve që me këtë trepikësh ngjiten në kuotën e 27 pikëve. Pozicioni për të duket komod megjithatë I duhen edhe disa pikë për të siguruar largimin njëherë e mirë nga fundi I tabelës dhe më pas, pse jo, për të synuar edhe vendin e katërt në renditje.

 

© shkodrasport.com