Fitorja 4-3 e Vllaznise ndaj Tiranes pasditen e sotme ne “Roza Haxhiu” te Lushnjes u sfumua disi nga ajo ngjarja e shemtuar qe ndodhi gjate pjeses se dyte te kesaj ndeshje kur tifozet kryeqytetas hodhen lene plasese ne fushe duke sjelle demtimin e disa lojtareve te Vllaznise.

Gazetari i sportit Ervin Baku ka qene i ftuar ne “Sport Focus” dhe duke folur ne lidhje e cilësoi një klasike plot telashe për Tiranën, por njekohesisht denoi edhe aktin e ndodhur me tifozet bardheblu.

“Tirana është degdisur si mos me keq. Nje here luan në Vlorë, nje here tjeter ne Korçe dhe sot luajti në Lushnje në orën 2 të drekës. Nuk e kuptoj se çfarë po ndodh mes klubit dhe Bashkisë së Tiranës, pasi kishte një kontratë 18 vjeçare për stadiumin.

Sa i takon ndeshjes, une dua te ndalem tek ai episod aspak i kendsshem qe ndodhi ne pjesen e dyte. Është e papranueshme të godasësh futbollistët se po festonin dhe u bej thirrje institucioneve perkatese te nderhyjne per te gjetur shkaktaret e asaj ngjarje aspak te kendshme.

Ka qene një klasike tërësisht për t’u harruar per bardheblute. Shkodranët e fituan me meritë, ndërsa Tirana po rreshket në të gjitha anët në drejtim të paditur”, theksoi në analizën e tij gazetari Ervin Baku.