Më 16 tetor ekipi i 21 vjeçarëve të Shqipërisë, nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega do të zhvillojë një ndeshje miqësore me ekipine Anglisë së 23 vjeçarëve. Kuptohet që do jetë një seleksionim i disa prej lojtarëve më të mirë të këtij vendi. Ndeshja do të zhvillohet më datën 16 qershor dhe ajo që të bën përshtypje është se në listën e lojtarëve të shpallur për grumbullim për këtë ndeshje, janë vetëm dy shkodranë. Bëhet fjalë për dy sulmuesit, Bekim Balën dhe Armando Vajushin. Të tjerë nuk ka dhe ajo që bën përshtypje është se nuk është thirrur as Edon Hasani, futbollisti që ka kaluar nga Vllaznia për tek Liteksi në Bullgari ku dhe ka filluar të aktivizohet.

Ndërkohë, në kombëtaren Shpresa të Shqipërisë po grumbullohen aktualisht edhe lojtarë të kampionatit shqiptar që nuk luajnë as me skuadrat e tyre këtu. Këto janë zgjedhje disi të çuditshme megjithatë duket se po vazhdon e njëjta politikë që trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë bërë edhe më grupmoshat e tjera teksa me U-19 dhe U-17 nuk ka asnjë shkodran. Klubi Vllaznia reagoi pak ditë më parë në lidhje me këtë çështje por duket se një reagim i tillë ka rënë në vesh të shurdhër.
www.shkodrasport.com