Sulmuesi shkodran Bekim Bala ka qenë titullar edhe në ndeshjen e rradhës të kampionatit çek të futbollit, atë që skuadra e tij Slavia e Pragës ka luajtur në transfertë me ekipin Mlada Boleslav. Madje, bjondi shtatëlartë ka lënë gjurmë në barazimin 1-1 për skuadrën e tij pasi ka fituar një 11-metërsh 15 minuta para përfundimit të takimit duke i dhënë mundësinë futbollistit Husbauer të shënonte nga pika e bardhë dhe të barazonte shifrat. Përveçse ka fituar këtë 11-metërsh, 21 vjeçari shkodran ka qenë në fushë për 90 minuta dhe ka bërë një paraqitje të mirë teksa ka marrë edhe vlerësimet e stafit drejtues.
Me barazimin e arritur në ndeshjen e sotme, Sparta ka arritur të ruajë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me dy pikë më pak se Jablonec që e udhëheq atë me 26. E rëndësishme është që Bekim Bala po vazhdon të rrisë performancën e tij gjithnjë e më tepër nga ndeshja në ndeshje duke u bërë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën çeke. 11- metërshi i marrë sonte dhe për më tepër, fakti që ai është lënë për 90 minuta në fushë nga ana e trajnerit të tij, tregon se besimi tek aftësitë e këtij lojtari tashmë është i madh.
www.shkodrasport.com