Vllaznia ka fituar serish edhe sot ndaj Bylisit, kete here me rezultatin 3-0 dhe vijon te ndjeke nga pas Egnatian kryesuese. Bekim Balaj nuk ka shenuar ne suksesin e sotem, megjithate ka dhene kontributin e tij tek kjo fitore.
Nderkohe mbremjen e sotme duke folur ne “Ora Sport”, Bekim Balaj tha se është goxha vlerësim të shpallesh lojtari më i mirë i kampionatit.”
Është goxha vlerësim të shpallesh lojtari më i mirë i kampionatit. Lojtarët që kanë dalluar këtë vit, sigurisht që është sakrifica e një viti. Sigurisht që dëshira është e madhe për të fituar trofe, por në planin individual ndihem i vlerësuar.
Pa ndihmën e skuadrës dhe të gjithëve do të ishte shumë vështirë për mua që të merrja këto çmime. Vllaznia më ka dhënë shumë dhe kam pasur një detyrim ndaj këtij ekipi”– eshte shprehur ai.