Nga Endri ÇINARI

Në një moment ku kanë kaluar 7 javë në Superligë dhe Vllaznia po përgatitet për javën e 8-të të sajën, kuqeblutë janë sulmi më i miri në kampionat. Shkodranët e drejtuar nga Brdariç kanë shënuar më shumë se gjitha skuadrat e tjera. Konkretisht 9 herë kampionët e vendit e kanë gjetur 11 herë rrjetën.

Pas tyre si skuadra që ka shënuar më shumë gola vjen Egnatia me 10 të tillë. E ndërsa nga 9 gola kanë shënuar edhe ekipet e Partizanit, Dinamos dhe Skënderbeut. Për tu kthyer tek Vllaznia, shkodranët kanë një “varësi” thuajse totale nga Bekim Balaj. Kjo pasi sulmuesi ka shënuar thuajse gjysmën e golave në 7 javët e para për skuadrën.

Shtatlarti e ka gjetur rrjetën 5 herë, duke qenë kështu jo vetëm golashënuesi më i mirë i skuadrës, por edhe i kampionatit. 6 rrjetat e tjera të kuqebluve kanë si autorë: Malen me 2 gola dhe pas prizrenasit vijnë Alivoda tashmë i larguar, Qato, Sala dhe Stojanovic secili me nga 1 gol të shënuar në Superligë deri në këto momente.

Pra nga lojtarët e repartit sulmues të vetmit që kanë shënuar janë Balaj dhe Mala. E ndërsa për sulmuesit e tjerë, tek shkodranët shpresojnë që të zhbllokohen në javët në vijim. Ku patjetër do ishin një ndihmë për skuadrën në sigurimin e sa më shumë suksesve./www.shkodrasport.com/