I ftuar në emisionin “Elite” në SuperSport, Bekim Balaj, sulmuesi aktual i Vllaznisë theksoi se shpreson që të ketë ardhur momenti për të festuar një titull kampion në Shqipëri duke qenë se nuk e ka fituar më parë një të tillë.

“Pavarësisht nisjes jo të mirë të sezonit që erdhi pasi u ndryshuan shumë lojtarë, tani kemi gjetur stabilitet dhe besim. Shpresojmë që këtë ecuri ta vazhdojmë sa më gjatë, pikët janë shumë të vlefshme. Edhe ajo distancë me vendin e pestë nuk është shumë i sigurt”.

Tifozeria në Loro Boriçi, pak tifozë, pse vjen? “Është një temë që i shqetëson të gjithë. Të gjithë janë mësuar që ai stadium të jetë plot. Pavarësisht gjendjes së skuadrës stadium nuk duhet braktisur, është një fenomen që duhet parë me seriozitet. Nuk vjen vetëm nga gjendja e skuadrës, prisnim më shumë dhe e kemi të nevojshëm. Me tifozerinë përkrah ndryshon edhe loja e skuadrës, në Shkodër tifozët janë emocionalë dhe kërkues. Shpresoj që me rezultatet e fundit të kthehen”.

Statistikat- “Statistikat janë të rëndësishëm, pavarësisht se në Shqipëri nuk i vejnë shumë re. Prekjet në zonë duhet të kenë një numër tjetër, për sulmuesit golat janë të rëndësishëm. Shpresoj të shënoj dhe golat të kthehen në pikë”.

Çfarë i duhet Vllaznisë? Duhen afrime cilësore për të shtuar konkurrencën. Në fillimin e sezonit janë larguar lojtarë me peshë dhe që kishim vështirësi për t’i zëvendësuar. Tani jemi stabilizuar, por për objektivat që kemi duhen afrime cilësore.

Kush është “Balaj” i ri te Vllaznia? Ka shumë lojtarë cilësorë, lojtari i momentit është Gruda. Është Alivoda, Smajli kemi edhe me eksperiencë Malaj, Boshnjaku, Krymi, Hakaj apo Qarri. Ka shumë lojtarë që mund ta përdorin këtë sezon për trampolinë për të ardhmen e tyre. Shpresoj ta shfrytëzojnë, për Vllazninë dhe për veten”- eshte shprehur Balaj.