Nje kapiten i vertete si Bekim Balaj ka folur ne Rubrika Sportive per ndeshjen me Egnatian, po ashtu per synimet personale dhe te ekipit ne kete sezon. Njekohesisht sulmuesi kuqeblu ka folur edhe per luften jashte fushes se blerte i pyetur nese Vllaznia eshte e pergatitur per kete gje apo jo.
“Gjate gjithe javes kishte nje atmosfere festive ne Shkoder me rastin e 105 vjetorit te Vllaznise, data e sakte e se ciles ishte te premten, por me ate fitore qe arritem ndaj Egnatias, besoj se e beme edhe me te bukur kete ngjarje te shenuar per klubin tone.
Egnatia eshte nje kundershtar serioz dhe jo me kot eshte ne vendin e pare dhe fitorja ndaj saj merr edhe me shume vlera sepse ndaj saj kemi hasur shume veshtiresi keto vitet e fundit. Kemi krijuar nje vazhdimesi rezultatesh pozitive dhe kjo na jep besim edhe per te ardhmen sepse jane edhe shume ndeshje per t’u luajtur.
Nuk jam aspak i fokusuar tek golat e mi sepse me shume rendesi ka mbi te gjitha Vllaznia. Synimi dhe objektivi yne eshte padyshim titulli sepse kjo eshte endrra dhe deshira e te gjitheve dhe nisur nga kjo, objektivi i fitimit te “Kepuces se Arte” kalon ne plan te dyte.
A eshte e pergatitur Vllaznia per nje lufte edhe jashte fushes se blerte? Vllaznia e bazon luften e saj tek fusha e blerte, tek tifozet e saj dhe vetem kaq. Te mos harrojme se titullin e fundit e ka fituar ne vitin 2001 dhe nuk ka qene asnjehere pjese e ketyre gjerave qe mund te mendoni sepse ndryshe do te kishte patur me shume trofe”- eshte shprehur Balaj./SHKODRA-SPORT.COM/