Ish- trajneri i Vllaznisë që nga dita e djeshme është rikthyer sërish në pankinë. Por kuptohet jo në Shqipëri. Ai është emëruar trajner i ekipit Chiasso që merr pjesë në ligën e dytë të Zvicrës. Natyrisht që ai ka drejtuar edhe më parë këtë ekip dhe e njeh mjaft mirë ambjentin dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore që drejtuesit e klubit ia kanë besuar atij këtë pankinë. Raineri do të zërë vendin e  Giuseppe Scienza i cili u shkarkuar për rezultate të dobëta sportive. Italiani që jeton në Zvicër mbahet ende mend në Shkodër dhe Shqipëri për mënyrën si e drejtoi Vllaznia për një periudhë 8 mujore teksa përveç rezultateve pozitive me këtë skuadër, do mbahet mend edhe për mënyrat shumë të veçanta dhe origjinale të festimit të golave dhe gjëra të tjera. Ai shpeshherë që nga momenti kur është larguar nga vendi ynë, ka shprehur dëshirën dhe ka qenë gjithnjë i hapur për t’u rikthyer dhe për të punuar sërish këtu por asnjë klub nuk i ka bërë ofertë. Megjithatë nga dita e djeshme, ai tashmë është trajner tek Chiasso.

© shkodrasport.com