Balo Ranieri nuk e harron lehtë Vllazninë dhe herë pas here dërgon mesazhe dashurie. Vite më parë ky trajner do të fitonte dashurinë e gjithë tifozëve.

Ai arriti të merrte disa rezultatet pozitive, por mbi të gjitha edhe të krijonte një strategji të qartë.

Lojtarët që ishin pjesë e skuadrës vinin gjithmonë nga akademia dhe ishin të Shkodrës, për më tepër me një moshë të re. Por rrugët u ndanë, ndërsa Ranieri ka kërkuar që t’i ribashkohet Vllaznisë.

Së fundmi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, gjenden edhe disa fjalë emocionuese për këtë klub. /Sport Ekspres/