Gareth Bale dhe Real Madridi janë në një situatë të tensionuar.
Ylli uellsian dhe trajneri Zidane nuk kanë raporte të mira me njëri-tjetrin, madje tekniku francez nuk e grumbulloi as në ndeshjen e Champions League përballë Club Brugge.
Edhe pse nuk ishte i grumbulluar, Bale u urdhërua që të ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen, shkruan “Daily Mail”, raporton SYRI.net.
Megjithatë, sulmuesi ka bërë me kokën e tij. Siç raportoi televizioni spanjoll, Deportes Cuatro, Bale është paraqitur 4 minuta pasi ka filluar ndeshja në “Santiago Bernabeu”.