Ballkani ka arritur të bëjë një goditje të madhe në merkato, duke firmosur me sulmuesin Arb Manaj.
25-vjeçari me një karrierë të pasur në Turqi dhe Kroaci, vjen në Kosovë pas 3 vitesh, ku më parë luante për Trepçën para se të transferohej në kampionatin turk.
Por, Manaj nuk është goditja e vetme në merkato pasi klubi nga Suhareka ka arritur akordin me një tjetër futbollist. Marsel Ismajlgeci është shumë pranë kalimit në Kosovë dhe pritet vetëm që të zyrtarizohet nga klubi, trajner i së cilës është Ilir Daja.
Skuadra që militon në Superligën e Kosovës, luan sot ndaj BATE Borisov dhe synon grupet e Ligës së Konferencës për të përsëritur historinë e një sezoni më parë, ku përveç se arriti në grupe, arriti të bënte edhe paraqitje mjaft të mira.