Fitore madhështore! Ballkani i Ilir Dajës mposhti mbrëmjen e sotme Dinamon e Zagrebit, në duelin e dytë të vlefshme për grupet e Ligës së Konferencës.

Golat e Kryeziut në minutën e 44 dhe Hamidit në minutën e 83-të, i dhuruan 3 pikë të arta kampionëve të Kosovës, që bëjnë pjesë në Grupin C së bashku me Plzen dhe Astanën.

Jo vetëm 3 pikë, Ballkani zhvilloi edhe një paraqitje dinjitoze, duke bindur në të gjitha aspektet, një fitore mëse e merituar e skuadrës së Ilir Dajës, që po bën krenarë gjithë shqiptarinë në arenën Europiane.

Kujtojmë që në duelin e parë Ballkani u mposht me rezultatin 1-0 nga Plzen në Çeki.


BALLKANI 2-0 DINAMO ZAGREB

44′ Kryeziu, 84′ Hamidi