Edhe pse i shtyre nga tifozeria shqiptare, Ballkani u mposht sonte 0-1 nga kryesuesit e grupit ne Conference League, Plzen në “Air Albania”, rezultat që mban kampionët e Kosovës në vendin e fundit në grupin C të Conference League.
Ndeshje me dy fytyra për djemtë e Ilir Dajës, të cilët bënë mirë në 45 minutat e para. Por nuk ia dolën të gjenin golin e avantazhit.
Ndërkohë, Ballkani nuk tregoi asgjë në fraksionin e dytë të sfidës. Çekët realizuan golin e fitores nëntë minuta përpara fundit. Sulc shfrytëzoi në maksimum daljen e gabuar të portierit Koliçi dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Ballkani luan takimin e fundit të grupit në “Maksimir” përballë Dinamos. Për t’u kualifikuar duhet fituar në Zagreb dhe Astana nuk duhet të mposhtë Plzenin.