Ballkani ka triumfuar me përmbysje në transfertën andorriane përballë Santa Coloma. Sfida e parë e vlefshme për raundin e parë të Champions League, përfundoi me rezultatin 1-2.

Ishin vendasit që të shënuan të parët në minutën e 22-të të sfidës. Ndërsa në minutën e 42-të, ‘djemtë’ e Ilir Dajës rikthyen baraspeshën me anë të Emërllahut, që ktheu në gol një 11-metërsh. Kur u mendua se gjithçka mbaroi, Karrica përmbysi ndeshjen me një predhë në minutën e 90-të.

Ndërsa ekipi tjetër shqiptar, Deçiq, u mposht thellë 3-0 në transfertën uellsiane kundër TNS. Në ndeshjet e kthimit, Ballkani mbetet favorit, ndërsa Deçiq është me një këmbë jashtë Uefa Champions League.