Mario Baloteli nuk heq dorë nga bëmat e tij, teksa diçka të pa menduar mirë ka bërë edhe dje.
Sulmuesi italian ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Mançesterit, për të ndjekur nga afër ndeshjen miqësore në nder të Vinçent Kompani.
29-vjeçari kishte udhëtuar drejt Anglisë pa lejen e Breshas, të cilët e transferuan atë në merkaton e verës. Pavarësisht se të gjithë presin që Baloteli të ndryshojë mënyrën e sjelljes, ai përsëri vazhdon të jetë i njëjtë.
Akoma nuk dihet se çfarë vendim do të marrin drejtuesit e klubit italian, për largimin pa lejë të lojtarit të tyre.