Mario Baloteli është rikthyer në Itali, teksa ditën e nesërme pritet të debutojë në kampionat me skuadrën e Breshias, ndaj Juventusit. Menjëherë një ndeshje e rëndësishme dhe nga ato që marrin vëmendjen maksimale, por kjo nuk i bën përshtypje sulmuesit, i cili ndër të tjera thekson se nuk e ekzalton ideja se si kundërshtar do jetë Kristiano Ronaldo.
“ Për mua ndeshja kundër Juventusit është si të tjerat. Do të provoj të shënoj ashtu si do provoj edhe në ndeshjet e tjera sepse dua të fitoj. A më ekzalton idea të luaj kundër Ronaldos?
Jo, nuk më intereson fare. Ai është një kampion i madh, sëbashku me Mesin është lojtari më i fortë në botë dhe do jetë bukur të luaj kundra, por jo deri në pikën e ekzaltimit”, u shpreh Baloteli./vipsport/