Sabah Bizi u nderua dy dite me pare me titullin e larte “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikes i cili ne fjalen e tij, ka permendur edhe nje vleresim qe ish- Presidenti Bamir Topi i ka bere per figuren e ketij kollosi te futbollit shkodran dhe atij shqiptar.
Kohe me pare po bisedoja me nje tifoz te madh te Tiranes, ish- Presidentin Bamir Topi dhe duke diskutuar me te ne lidhje me disa figura te njohura te futbollit, e pyeta:Po Sabah Bizi si ka qene si lojtar?
Pergjigja e tij ishte e tille: “Ah jo, Sabah Bizi nuk ka qene lojtar. Sabah Bizi ka qene kombinat. Ka qene i gjitheanshem, ka qene mbrojtes, ka qene bllokues, ka qene shkaterrues, ka qene pasues, ka qene organizator, ka qene frymezues, ka qene golashenues”.
Nje vleresim shume domethenes, por ne fakt i tille ka qene ky Mjeshter. Nje futbollist qe ka bere ne nivele te larta çdo detyre, me perjashtim te asaj te portierit. Te tjerat i ka bere ne menyren e duhur dhe ne lartesine e duhur, duke treguar nje nivel shume te larte ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/