“Vllaznia B” ka arritur të marrë një barazim me shumë vlera në Kavajë ndaj Besës.

Në fund të 90 minutave është arritur rezultati i barabartë 0-0. Një pikë e marrë që do ta lërë poshtë në renditje ekipin kavajas.

Organizimi i ri i ekipit të dytë të klubit shkodran në dy javët e fundit teksa me të kanë luajtur edhe lojtarë të ekipit të parë, ka dhënë frutet e veta.

Kastrioti ka fituar 2-0 në Lezhë ndaj Besëlidhjes dhe praktikisht duket se e ka mbyllur kampionatin ndonëse duhen ende edhe shumë javë deri në fund të tij.

Erzeni ka fituar 2-0 ndaj Egnatias duke i rrëmbyer vendin e dytë ndërsa surpriza ka qenë fitorja e Burrelit 2-1 ndaj Tërbunit.

Në ndeshjen e luajtur në Shkodër, pukjanët shënuan në fillim me anë të Gjinit por më pas matjanët kanë shënuar dy herë duke arritur një fitore me shumë vlera.

Sakaq Hysi ka shënuar në minutën e 89-të për Korabin duke i dhënë fitoren 1-0 kësaj skuadre në Tiranë ndaj Dinamos.
© shkodrasport.com