Vllaznia dhe Partizani e kane mbyllur ne barazim pa gola pjesen e pare te ndeshjes ne mes tyre qe po luhet ne “Loro Boriçi”. Nje 45 minutesh qe nuk ka prodhuar shume raste.

Skuadrat e kane nisur ndeshjen me ato formacione qe kishin deklaruar me perpara dhe bazuar ne to, dukej qarte deshira e tyre jo vetem per te mos humbur por edhe per te tentuar fitoren.

Ne minutat e para eshte Vllaznia qe zoteron mesfushen dhe kerkon te shohe herepashere drejt portes se Hoxhes. Megjithate mungojne rastet e rrezikshme.

Sakaq Partizani kerkon te shfrytezoje shpejtesine e Bardhit. Ne minuten e 34-te nje rast i mire per Vllaznine por gjuajtja e Sukajt pritet nga portieri mik.

Ne minuten e fundit, gjuajtja e Sukajt perplaset ne kembet e Çinarit dhe topi perfundon jashte vijes fundore. Pra perfundimisht 0-0 per kete pjese te pare.