Ne barazim 1-1 eshte mbyllur ndeshja miqesore ne mes ekipeve te Basanias dhe Veleçikut, luajtur diten e sotme ne fushen sportive te Bushatit. Nje miqesore qe u ka sherbyer trajnereve Hasanaj dhe Duli per te pare gjendjen e futbollisteve te tyre vetem pak kohe para startit te fazes se dyte te kampionateve.
Ne pjesen e pare pavaresisht rasteve te krijuara nuk ka patur gola, nderkohe qe krejt ndryshe ka qene pjesa e dyte e kesaj miqesoreje. Fillimisht ne avantazh kane kaluar miqte nga Kopliku.
Ka qene minuta e 7-te e kesaj pjese kur portieri vendas nuk merret vesh si duhet me mbrojtesit dhe nga kjo perfiton sulmuesi Brajan Shekaj qe nuk e ka patur te veshtire ta dergoje topin ne rrjete.
Nderkohe disa minuta me vone do te ishte rradha e sulmuesit te Basanias Albert Mila per te shenuar nje supergol. Me nje gjuajtje nga jashte zone, topi ka goditur fillimisht traversen, ka rene ne toke dhe ka perfunduar me pas ne rrjete.
Deri ne vershellimin e fundit te arbitrit Zeka, te dy ekipet jane munduar te shenojne edhe gola te tjere por gjithçka eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1. Per Basanian kjo ishte miqesorja e trete sepse me pare ka luajtur me Terbunin me te cilin ka humbur 2-3 dhe me Beselidhjen ka humbur 1-3./SHKODRA-SPORT.COM/