Laçi dhe Vllaznia zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin e skuadrës kurbinase, testin miqësor mes njëra-tjetrës, që u mbyll në barazim 1-1. Të parët që shënuan ishin shkodranët në minutën e 19-të, më anë të mesfushorit Ardit Deliu.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, kurbinasit e Armando Cungut, gjetën golin e barazimit me anë të kapitenit Kordiero Melo, i cili shënoi në minutën e 75-të.
Një test ky që do t’iu shërbejë skuadrave për t’u kolauduar në prag të javës së parë të Superiores, që do të ngrejë siparin më 18 gusht.
Laçi do të presë Tiranën në ndeshjen e parë, ndërkohë që Vllaznia do të përballet me Partizanin në “Arenën e Demave”.