Një ndeshje argëtuese e grupit H mes Senegalit dhe Japonisë në Central Stadium të Yekaterinburgut.
Në fund, nuk kishte asnjë fitues, me rezultatin final që është 2-2.
Me këtë rezultat, të dyja skuadrat që kanë humbur në ndeshjen e parë, Polonia dhe Kolumbia, kanë shpresa të shkojnë në 1/8-at nëse njëra prej tyre fiton sot në përballjen e darkës.
Ishin segalezët ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Mane, i cili me pak fat zhbllokon rezultatin.
Inui i Japonisë barazon rezultatin në minutën e 34’ pas një pasimi të Yuto Nagatomo.
Pas pushimit ndeshja ishte e hapur, me të dyja skuadrat që sulmonin për të shënuar golin e fitores.
Wague kalon afrikanët në avantazh në minutën e 71’, por ishte ish-lojtari i Milan Honda ai që barazoi përsëri rezultatin.
Honda është lojtari i parë japonez që shënon në tre botërore radhazi.
Një legjendë. Minutat e fundit ishin intensive, po në fund skuadrat duhet të kënaqen me nga një pikë.