Pas atyre me Partizanin, Kukesin dhe Erzenin, Vllaznia U21 ka marre sot barazimin e katert ne pese jave kampionat dhe ajo çka eshte me interesantja, te gjithe keto barazime i ka ne shifrat 1-1.

Ne ndeshjen e luajtur ne Ballsh ndaj Bylisit vendas, djemte e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi nuk kane mundur dot te fitojne, madje duhet thene se kane qene me fat sepse kane arritur te barazojne vetem 10 minuta para fundit.

Ne pjesen e pare, pavaresisht rasteve te krijuara nuk ka patur gol dhe ajo eshte mbyllur ne shifrat 0-0. Ndryshe do te ishte pjesa e dyte qe dhuroi me shume raste, por edhe gola. Fillimisht ka qene Bylis U21 qe ka kaluar i pari ne avantazh pikerisht ne minuten e 65-te me ane te Hodos.

Kur u duk se ballshiotet do ta fitonin ndeshjen, ne fakt nuk ka ndodhur keshtu. Ne minuten e 80-te ka qene pikerisht Deniljo Moleci i cili i futur ne loje ne pjesen e dyte, ka arritur ta dergoje topin ne rrjeten e portes se Bylisit duke barazuar shifrat dhe me kete gol eshte mbyllur gjithçka e barazim 1-1.

Pas 5 javesh kampionat, Vllaznia U21 ka arritur te grumbulloje vetem 4 pike dhe ndodhet ne vendin e 9-te nga 12 ekipet pjesmarrese ne kampionat. Por duhet thene se ne çdo ndeshje te deritanishme, ekipi ka patur shume mungesa dhe si rrjedhoje edhe sot eshte perforcuar me lojtare nga ekipi U17 (Kapllanaj) dhe nga ai U19 (Selmani dhe Hoxha)./SHKODRA-SPORT.COM/

BYLIS U21- VLLAZNIA U21 1-1

Shenues: Hodo ’65/ Moleci ’80

VLLAZNIA U21: Bunjaj, Pusi, Jahaj, Paloka, Selmani, Dulaj, Cungu, Hoxha, Kodra, Zahi, Kapllanaj. Trajner Ergi Borshi. U aktivizuan edhe Ramja, Hyseni, Moleci dhe Bajrami.