Ka përfunduar me barazim takimi mes Lazios dhe Sampdorias.

Ndeshja e zhvilluar në Serie A, ka përfunduar me rezultat 2-2.Sampdoria ka kaluar e para në epërsi, me golin e shënuar nga Quagliarella (21’), ndërsa Lazio ka barazuar përmes Acerbi (79’).

Kur pritej që takimi të përfundojë me barazim, Lazio arrriti të shënojë në minutat shtesë nga Immobile, i cili realizoi nga pika e bardhë. As këtu nuk përfundoi asgjë, Sampdoria mbeti edhe pa një lojtarë në fushë, por nuk u dorëzua, arriti që të shënojë edhe golin e dytë përmes Saponara në minutën e 90+10

Për Lazion në portë ishte si zakonisht portieri i Kombëtares shqiptare Strakosha, kurse mesfushori i Kosovës Berisha, ishte në bankën rezervë.

Lazio është në pozitën e 5-të me 25 pikë, Sampdoria është në pozitën e 8-të me 20 pikë.

https://youtu.be/4_Qkv3DgMgg