Eshte ndare sot ne barazim pa gola 0-0 supersfida e javes se 27-te te Superliges Shqiptare ajo mes Lacit dhe Vllaznise. Qe prej fillimit te ndeshjes u prit qe loja te ishte me ritem te larte dhe ashtu ndodhi. Te dyja ekipet shfaqen loje te forte dhe duel te bukur ne fushen e lojes duke treguar haptazi pretendimet qe kane per fronin e kampionatit.

Pergjate 93 minutave si Laçi ashtu dhe Vllaznia kerkuan me ngulm golin ku dhe momentet dhe rastet e volitshme per te shenuar nuk munguan. Per lojen qe u zhvillua dhe per ate cfare ekipet dhuruan ne fushen e lojes mund te them se rezultati i bardhe ishte i merituar nga te dy ekipet, por me shume ky rezultat anon nga ekipi i Vllaznise se Shkodres.

Qysh se nisi loja Vllaznia u hodh ne sulm per te kerkuar golin por hasi ne rezistencen e mbrojtesve dhe portierit. Qe nje dite para ndeshjes trajneri Brdaric kishte deklaruar se ekipi nuk do dale pa pike dhe objektivi u arrit fale lojes se forte dhe kembenguljes se djemve te ekipit per te marre te pakten barazimin ne nje fushe teper te veshtire siç eshte ajo e Lacit, per te mos thene se me pak fat 3 piket do mund te ishin realitet.

Sot loja e ekipit shkodran ishte e mire dhe ka rritje te vazhdueshme kjo fale punes qe po behet nga stafi, por nga ana tjeter dicka me shqeteson se tepermi; mungesa e golit dhe e finalizimeve te aksioneve. E kam thene dhe me pare se ky problem eshte evident sepse skuadra shperdoron rastet ideale te ndeshjes e kjo u pa dhe ne ndeshjen e sotme.

Vllaznia duhet te kishte shenuar qe ne minutat e para nese sulmuesi Cisse nuk do te gabonte brenda zones se portierit Sherri. Pra ky difekt ne shenimin e golave koicidon ne mungesen e sulmuesit qe di te tunde rrjeten, por gjithsesi loja e ekipit te ben te besosh dhe shpresosh se shanset jane akoma reale per objektivin madhor, fitimin e titullit.

Nese loja e Vllaznise do jete akoma ne keto nivele sic ishte sot, atehere jam i bindur se ekipi do mund te beje shume me shume ne 9 javet e mbetura sepse potenciali nuk i mungon.
Andi GJURGJEJ