Bylisi ka marrë një pikë shumë të rëndësishme sot në fushën e vet, pasi ka ndalur një prej skuadrave pretendente për titullin kamapion, Laçin. Në një ndeshje shumë të luftuar e të tensionuar, ekipi i Dovedan e ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj kurbinasve.
Ballshiotët arrirtën të kalonin në avantazh me anë të Hadrojt në pjesën e parë dhe evituan që miqtë të rrezikonin katërkëndorin e Qirkos. Por në fillimin e pjesës së dytë, Laçi fitoi penallti të cilën Nuabueze nuk e shpërdoroi duke barazuar rezultatin.
Ndeshja më pas u bë shumë e fortë, me lojtarët nga të dy krahët që nuk kursyen edhe lojën e ahspër.
Bylisi kishte më tepër epërsi në lojën e vet duke krijuar raste të shumta për shënim. Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe ndeshja u mbyll me barazimin 1-1.
Bylis-Laçi 1-1
36′ Hadroj / 49′ (p) Nuabueze
Bylisi: Qirko, Ymeralilaj (82′ Lika), Stojanoviç, Alan, Ndreca, Mëllugja, Ujka (64′ Kardozo), Murataj, Hadroj (46′ Ntepe), Dushkaj, Mehmetllari (87′ Qardaku)
Trajner: Veljko Dovedan
Laçi: Sherri, Marku, Ignjatoviç, Selmani, Rapo (36′ Prenga), Lukas Ramos, Deliu, Lushkja (78′ Rapo), Musta, Xhixha (83′ Mazrekaj), Nuabueze
Trajner: Armando Cungu
KV: Ndreca, Murataj, Ujka, Alan, Mëllugja, Kardozo / Prenga