Basania e ka mbyllur me barazim te parin kampionat te saj ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar. Pasditen e sotme, ne ndeshjen e javes se fundit te kampionatit, ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj ekipit Sopoti te Librazhdit.
Takimi eshte luajtur ne kushte te veshtira atmosferike dhe kuptohet qe edhe terreni ka qene shume i renduar, megjithate futbollistet e te dy ekipeve jane munduar te japin me te miren e tyre.
Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 7-te kur miqte kane kaluar te paret ne avantazh. Ka qene mbrojtesi i Basanias Radohina qe ne nje perpjekje per te larguar topin nga zona e tij, e ka derguar ate ne rrjete dhe ne kete menyre Sopoti kaloi ne udheheqje te rezultatit.
Por ne minuten e 28-te pas disa perpjekjeve te bera, ka qene sulmuesi Karim qe ka barazuar shifrat per vendasit. Pjesa e pare ne kete menyre do te mbyllej ne shifrat e barabarta 1-1. Ne te dyten serish pati shume perpjekje nga Basania per ta shenuar edhe golin e fitores por nuk ia ka dale dot. Perfundimisht gjithçka mbyllet ne barazim.
Basania e mbylli kampionatin ne vendin e dhjete me 21 pike te grumbulluara ne 22 ndeshje ku ka marre 5 fitore, 6 barazime si dhe 11 humbje. Nderkohe golaverazhi i saj ne fund te gares ka qene 24 gola te shenuar dhe 39 te pesuar. Drejtuesit e klubit e konsiderojne nje mbyllje me seriozitet dhe dinjitet te parin sezon debutues ne kategorine e dyte.(www.shkodrasport.com)