Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja e javës së 13-të të Superligës, ajo në mes Luftëtarit dhe Flamurtarit. Kjo ka qenë ndeshja që ka mbyllur këtë javë. Një barazim që në fakt nuk i ka vlejtur asnjërës skuadër. Të parët kanë kaluar në avantazh vlonjatët me anë të Jufo në minutën e 25-të. Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dy ekipet, nuk ka patur gol tjetër deri në fundin e ndeshjes.

Pikërisht në minutën e 80-të Bregu do të shënonte golin e barazimit për gjirokastritët. Gjithçka kësisoj mbyllet në barazim 1-1. Me pikën e marrë sot, Luftëtari është ngjitur në kuotën e 10 pikëve duke qenë tashmë vetëm dy pikë larg Vllaznisë. Ndërsa Flamurtari humbi shansin për të kaluar në vendin e dytë në renditje sepse ka mbetur në kuotën e 22 pikëve. Vlonjatët siç dihet, presin të shtunën në Shkodër ekipin shkodran

© shkodrasport.com