Mbyllet në Laç në barazim sfida mes vendasve dhe durrsakëve. Një duel mjaft i forte i luftuar dhe me kurbinasit e durrsakët që rrezikuan. Të dyja ekipet luanin një ndeshje titulli dhe vetëm fitorja u bënte më shumë punë.

Sidomos vendasve që kërkuan 3 pikët për 90-të minuta, ndërsa Teuta edhe me barazim luan ndeshjen e fundit me Apoloninë dhe ka shanse që të shkojë te titulli, por në varësi edhe të ndeshjes së Shkodrës, Vllaznia-Laçi.

Ndaj edhe garën e titullit e vijojnë vetëm durrsakët, ndërsa Laçi duket se mjaftohet vetëm me Europën, pasi edhe pika u bën punë kurbinasve…

LAÇI: Sherri; Malota, Ignjatoviç, Obanor; Deliu, Lushkja, Lukas Ramos, Musta; Shehu; Harmon, Mazrekaj

Trajner: Shpëtim Duro

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhekson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Gruda

Trajner: Edi Martini