Ne barazim 1-1 eshte mbyllur ndeshja miqesore ne mes Vllaznise dhe Veleçikut e zhvilluar ne fushen sportive te Shtojit.
Vllaznia ka kaluar e para ne avantazh dhe autor i golit te vetem ka qene mesfushori Silvio Zogaj ne minuten e 28-te te takimit.
Nderkohe ne pjesen e dyte me kryerjen e disa zevendesimeve nga Vllaznia, loja e saj ka rene disi dhe ne minuten e 72-te Lami ka barazuar rezultatin per koplikasit.
Kuqeblute e kane nisur takimin me kete formacion: Sherri, Gocaj, Gurishta, Borshi, Marku, Krymi, Bilali, Tafili, Lika, Zogaj dhe Hajdari.
Ndersa Veleçiku ne pjesen e pare ka luajtur me Vjerdha, Kaçubi, B. Çokaj, Lami, Hoxha, Bega, Gokaj, Synaj, Pelinku, Toma, D. Çokaj.