Barazim 0-0 ne “Reshit Rusi” ne mes Vllaznise dhe Veleçikut ne fund te 45 minutave te para te ndeshjes qe po luajne ne kuadrin e javes se peste te kategorise se pare.

Nje pjese e pare e cila nuk u ngjit ne lartesine e duhur per Vllaznine qe nuk tregoi ate qe pritej perballe nje skuadre si Veleçiku shume te motivuar.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Sherri, Gurishta, Zeqaj, Ignat, Ruqi, Gocaj, Krymi, Bilai, Hajdari, Zogaj dhe Zhunior.

Nderkohe Veleçiku eshte pergjigjur me Vjerdha, Kaçubaj, Balaj, Lami, Hoxhaj, Bega, Alexandre, Plishta,Toma, D, Çokaj, Hasaj.

Pjesa e pare nuk ka dhuruar shume raste. Pavaresisht deshires me te madhe te kuqebluve, ato nuk kane prodhuar volum loje dhe kane hasur ne nje rezistence te madhe te koplikasve.

Perfundimisht barazim 0-0 ne fund te pjeses se pare ne perballjen mes fqinjeve.

www.shkodrasport.com