Ne barazim 0-0 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe kampiones lituaneze Gintra, e vlefshme per Ligen e Kampioneve te Europes ne futboll per femra.
Te dy ekipet jane munduar te krijojne raste, por nuk kane arritur dot te konkretizojne. Me kete rezultat, ekipi shkodran eshte i kualifikuar per ne turin e dyte te ketij kompeticioni, megjithate duhen pritur edhe zhvillimet e 45 minutave te dyta.
Vllaznia po luan me nje formacion te kujdesshem, duke filluar nga portieria Etzel, per te vazhduar me katershen e mbrojtjes te perbere nga Maliqi, Gjini, Blanchard dhe Bajraktari.
Ne mesfushe perveç Popoviç, jane edhe Dauzat, Mustafaj, Vuliç ndersa ne sulm po luajn amerikania Doyle si dhe Megi Doçi. Kjo e fundit madje mban edhe shiritin e kapitenes ne kete takim.
Edhe ndeshja tjeter e ketij grupi, ajo ne mes Birkirkara dhe Wexfort po flet per Vllaznine sepse irlandezet udheheqin me shifrat 2-1. Ne kete menyre, edhe me nje humbje me nje gol te Vllaznise ne kete takim ndaj Gintra, serish ajo kualifikohet por vajzat shkodrane jane te vendosura per ta fituar ndeshjen.
www.shkodrasport.com