Ne barazim 0-0 eshte mbyllur ndeshja miqesore ne mes ekipit te Veleçikut dhe KF Shkodra U19, luajtur pasditen e sotme ne Koplik. Ajo u ka sherbyer dy ekipeve për te testuar futbollistet perkates.

Pavaresisht perpjekjeve me te medha te koplikasve, ata nuk kane arritur te shenojne dot gol ne porten kundershtare. Ne pjesen e dyte nderkohe jane aktivizuar lojtaret e stoliy.

Per Veleçikun trajneri Rrustemaj ka mbetur i pakenaqur per lojen e shfaqur ne fushe nga shimica e lojtareve. Për t’u veçuar loja e dy lojtareve te rinj, si Gjonaj i ardhur nga Burreli dhe Liçaj i ardhur nga Shenkolli. Per KF Shkodra U19 u dalluan Preka dhe Shpuza.

Pas ketij takimi, Veleçiku eshte ne kerkim te nje miqesore te dyte e cila do t’i sherbeje stafit per te pare serish skuadren ne fushen e lojes. Nga ana tjeter, pritet qe me kete skuader ne ditet ne vijim te bashkohen te tjere lojtare.
Gjon GJEKA

Veleciku- KF Shkodra U19 0-0

Veleciku: Vjerdha, Liçaj, Kaçaj, Balaj, Banushi, Gjoni, Bega, Pelingu, Shekaj, Ujkaj, Hasanaj. Trajner:A.Rrustemaj.

KF Shkodra U19: Tafa, Temja, Hoxha, Preka, Kaçaj, Xhakaj, Hasani, Lera, Shpuza, Fikaj, Karmaj. Trajner: R.Piraniqi.

Gjyqtare: B Çanga, B Pepnikaj, A Kastrati