Në barazim 0-0 është mbyllur pjesa e parë në mes Vllaznisë dhe Bylisit në miqësoren që po luhet aktualisht në Cërrik. Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dy ekipet, asnjëri prej tyre nuk ka arritur dot të shënojë.

Duhet thënë se kuqeblutë kanë zhvilluar një 45 minutësh përgjithësisht të mirë dhe stafi teknik duket i kënaqur me atë çfarë kanë paraqitur futbollistët në fushën e lojës.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Në portë sërish ka qenë Sherri, në mbrojtje Adili, Shehi, MAlota e Marku ndërkohë që treshja e mesfushës ka qenë e përbërë nga Gurishta, Ramadani e Bardulla. Në sulm ndërkohë kanë luajtur Lika e Shtubina të cilët kanë qenë në mbështetje të Hristov.

Takimi mësohet se ka nisur me pak minuta vonesë ngaqë ekipi i Bylisit ka ardhur me vonesë në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut.

Kjo është miqësorja e fundit e Vllaznisë e cila paraditen e sotme i dha fund edhe përgatitjeve në Ohër dhe pas ndeshjes ndaj Bylisit do të marrë rrugën drejt Shkodrës.
© shkodrasport.com