Janë mbyllur 45 minutat e para të miqësores mes Pogradecit dhe Vllaznisë që po luhet në qytetin liqenor.

Të besuarit e trajnerit Jonuz nuk ia kanë dalë që të gjejnë rrjetën në pjesëne parë, me ekipin kryesues së Kategorisë I, grupi B, që u vendos mirë në fushë.

Shkodranët e nisën me një formacion sulmues, duke hedhur nga minuta e parë edhe sulmuesin nga Maqedonia e Veriut, Hristov. Gjate kesaj pjese loje nuk kane munguar edhe rastet e shenimit, kur me te pastrin e ka patur Lika por nuk ka arritur dot ta dergoje topin ne rrjete.

Por gjate kesaj pjese loje, nuk kane munguar edhe incidentet teksa ne nje moment, ka patur nje zenke te mesfushorit Ramadanin me njerin nga lojtaret kundershtari dhe lojtari i Vllaznise ka reaguar keq duke e detyruar arbitrin t’i tregoje kartonin e kuq.

Formacioni i Vllaznisë:

Vllaznia: Sherri, Marku, Malota, Shehi, Gligorov, Ramadani, Gurishta, Kruja, Shtubina, Lika, Hristov.