Nga Endri ÇINARI

Vllaznia arriti një barazim në shifrat 2-2 në ndeshjen e javës së 27-të që shkodranët zhvilluan kundër Laçit. Duel i cili edhe mbylli fazën e tretë për të dy ekipet, që ndanë nga një pikë në derbin e veriut. Ku ishte fillimisht Laçi që mbyllte pjesën e parë në avantazh të dyfishtë falë golave të Myrtes dhe Treses.

Por do ishte një reagim i fortë i Vllaznisë në fraksinon e dytë të lojë. Me kuqeblutë që jo vetëm barazuan që në minutën e 64-ët, por edhe që kishin mundësi t’i përmbysinin shifrat totalisht.

Dhe ky ndryshim i ritmit në pjesën e dytë erdhi edhe nga zëvendësimet e goditura të trajnerit Brdariç. Ku lojtarët e hedhur nga stoli do sillnin edhe ndryshimin e rezultatit duke qenë protagonistë me lojën e tyre.

Kështu do ishte fillimisht Ildi Gruda, i hedhur në fushë në nisjen e pjesës së dytë në vend të Sales i cili në minutën e 56-të do gjente një pasim fitues për Çoben. Me mëngjërashin i cili nuk gaboi përballë Molles duke ngushtuar shifrat në 2-1. Do ishte sërish një lojtar i ardhur nga stoli në fillimin e pjesës së dytë që do ishte protagonist dhe kësaj rradhe me gol.

Alfred Mensah i cili zëvendësoi Dodajn arriti të shënonte golin e parë si kuqeblu. Ku në minutën e 64-ët shfrytëzoi mirë një këndore, duke gjetur golin me kokë.

Një ndryshim i ardhur nga stoli ky për 9 herë kampionët e vendit. Që tregon se jo vetëm ata që konsiderohen si titullarë, por edhe futbollistë të tjerë janë të rëndësishëm dhe mund të bëjnë diferencën në çdo moment.(www.shkodrasport.com)