Nga studiot e “Sky Sport”, Fabio Kapelo komentoi barazimin 1-1 të Interit në fund.

“Pesë ndryshime nga formacioni i shkuar janë shumë, skuadra që mundi Milanin ishte një tjetër. Më pas vuajtën teknikën dhe presingun e Real Sociedadit.

Baskët janë një skuadër me shumë identitet dhe shpirt gare dhe nuk është e lehtë t’i përballësh, e thashë që në fillim që do ta kishin shumë të vështirë ndaj tyre.

Pastaj Inzagi ndërhyri dhe i kompensoi mirë lëvizjet që kishte bërë. Zëvendësimet ishin të dobishme, dhanë efekt dhe në fund pamë Interin. Në fund u demonstrua se skuadra është konkurruese”, tha ish-trajneri italian.