Artan Bano ka rezerva për penalltinë e Lushnjës që ndali Besëlidhjen me një barazim 2-2. Edhe pse ekipi i tij ishte ai që gjeti golin me penallti në frymën e fundit, Bano mendon se arbitri i ndeshjes ishte protagonsit.
“Ndeshjen e nisëm mirë, por shpërdoruam. Të paktën nuk pësuam dhe kjo na mbajti me shpresa për pjesën e dytë. Kishim epërsi ndaj kundërshtarit, por atëherë kur nuk e prisnim, u ndëshkuam nga një penallti e paqenë.
Topi ndeshi me dorën e mbrojtësit, por jashtë zonës. Vendimi ishte i gabuar. Gjykimi në disfavorin tonë ishte i dukshëm, aq sa nuk na la shumë herë që të mbyllnim aksionet”, tha trajneri i Besëlidhjes.
Beselidhja pas javes se 16-te te kampionatit vazhdon te ndodhet ne pozita te veshtira ne renditje dhe eshte shume e rrezikuar per renien nga kategoria. Ajo ka grumbulluar vetem 14 pike, po aq sa edhe Turbina e vendit te fundit.
Nderkohe me lart ne renditje eshte Oriku me 15 pike dhe Lushnja me 17. Pikerisht per kete arsye, nje fitore ndaj kesaj te fundit javen qe shkoi do t’i kishte bere shume pune, por nuk ndodhi keshtu dhe nje nga arsyet qe lezhjanet nxjerrin per ate barazim 2-2 eshte edhe arbitrimi jokorrekt i ndeshjes.