Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, analizoi duelin ndaj Partizanit, ku skuadra e tij nuk shkoi më shumë se rezultati 2-2 në shtëpi. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, ai u shpreh:
GOLAT NË MINUTAT E FUNDIT- Nuk ndihem mirë, në përgjithësi kemi bërë ndeshje të mirë, kundër një ekipi shumë të fortë si Partizani, ishte një ndeshje e balancuar, detajet janë shumë deccizive në futboll. 10 minutat e fundit jam i kënaqur me performancën e ekipit, por pësojmë shumë gola të thjeshtë, nuk mund të ndodhë kjo në qoftë se duam të rrimë në krye. Gjithë puna shkon dëm nëse pësojmë kështu gola.
ECURIA – Për mua në qoftë se duam të rrimë në maja, çdo gjë duhet të shkojë më se miri. Po kam parë që në ndeshjen e fundit ekipi është rritur, ndaj Laçit nuk ishte niveli që doja. Sot treguam fytyrë tjetër. Kjo është rruga që ne duhet të vazhdojmë.
Ne besojmë në lojtarët tonë, duhet të tregojnë që duhet të rrinë në fushë për Vllazninë. Lojtarët që u aktivizuan bënë performancë të mirë. Mala dhe Balaj nuk kanë bërë stërvitje të plotë gjatë javës, janë lojtarë kyç për ne. Delaj dhe Dodaj kanë të ardhme të ndritur, po ashtu dhe lojtarë të tjerë. Çdo gjë vjen në kohën e duhur.
NDESHJA- Duhet të punojmë shumë për të gjetur koefidencin. Luanim kundër një ekipi shumë të fortë. Nuk e kishim koefidencën në fillim. Duhet të ndërtonim hap pas hapi. Pësuam golin nga standartet. Gjatë rrugës e gjetëm rrugës, shënuam dhe u futëm në lojë. Duhet të shënonim edhe të tretin, sikur të shënonim do të fitonim ndeshjen.
Kemi pësuar shumë gola. Mbrojmë të gjithë bashkë. Luajmë të gjithë lojtarët me topin. Duhet të bëjmë futboll që të jemi stabil. Kemi humbur shumë topa në qendër. Nuk kishte diçka taktike”, u deklaroi Brdariç për mikrofonin e “RTSH”.